Është për të ardhur keq kur sheh që edhe projektet që promovohen për të mirën e përgjithshme, sigurinë e qytetarëve siç ka qejf ta thot qeveria, për qëllim ka zhvatjen e një kategorie qytetarësh! Nqs keni dilemë se në xhepin e kujt synohet të goditet është më se e qartë.

-Shihni ku implementohet projekti “Safe City”-Shkupi, Kumanova, Tetova?!

-Shihni shpërndarjen e kamerave te Safe City në Shkup,ku janë më shumë të koncentruara në numër? Në Çair, Saraj, Butel?!

Janë komunat me shumicë shqiptare.
Janë hyrje daljet e shqiptarëve për në Shkup.
Janë vendet me (pa) infrasktrukturë të komunkacionit dhe rrugor më të vjetër.

" "

Pa semaforë por me kamera për te zhvat!

Pa parkingje por me gjoba!
Pa sinjalistik rrugore por me denime të majme…
E pra të dashur shqiptar, EKSPLOATIMI ska brina, kështu ngjan. E meqë ra fjala Maqedonia e Veriut këtë vit duhet të kthej rreth 2 miliard euro kredi! Do i kthejme ne ku më pak është investuar, edhe nga projekti “Safe City”. Kështu pra ngjan Eksploatimi…

P.S. Jam i vetëdijshëm që do më akuzojnë se gjithckaje i jap konotacion etnik. Jo unë për hir të së vërtetës, asnjëherë unë dhe Aleanca për Shqiptarët, por ata që na drejtojnë gishtin. Po është e vërtetë ne skemi hesht dhe sdo të heshtim kurrë…” – ka shkruar Sela.

sqShqip