Jeta në kushte të vështira dhe sëmundja e ka detyruar Shpresa Selamin në këtë natë Xhumaje t’u drejtohet përmes portalit Lideri.mk dhe Lideri Tv për ndihmë bamirësve për t’i dalë në ndihmë asaj dhe djalit të saj Habilit për të përballur gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë.
“Jetojmë vetëm me një ndihmë të vogël sociale e cila nuk më mjafton as për blerjen e ilaçeve. Kulmi i shtëpisë ka filluar të pikon pas çdo reshje të vogël prandaj na nevojitet ndihmë. Shpresoj në përkrahje nga banirësit”, thotë Shpresa Selami në apelin e saj.
Të gjithë bamirësit mund ta kontaktojnë këtë nënë nga fshati Gradec i Gostivarit në telefonin 072/768-247 kurse në këtë Link mund të shikoni edhe fotografitë nga shtëpia që dëshmojnë për kushtet e vështira në të cilën jeton ajo me djalin Habilin.

