mbasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja sot ishte për vizitë në Komunën e Dibrës, me ç’rast u prit nga kryetari i komunës, Fisnik Mela, informuan nga komuna.
Në takim, siç ceket, u bë fjalë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, si dhe për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në fusha të interesit të përbashkët për qytetarët.
Ambasadori Qehaja e uroi melën për zgjedhjen kryetar komune, duke i dëshiruar sukses në kryesimin e komunës dhe në realizimin e projekteve në itneres të qytetarëve të Dibrës.
Nga ana e tij, Mela e falënderoi për vizitën dhe për urimet, duke shprehur gatishmëri për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit

