Ligji për shtetësi kalon komisionet, pritet votimi në seancë plenare
Ligji për shtetësi më në fund hyri në seancë parlamentare, pasi sot ai kaloi edhe në Komisionin juridiko ligjvënës. Mbrëmë ky ligj kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane me flamur evropian. Pas dy ditëve debat Komisioni nuk pranoi asnjë nga amendamentet e opozitës maqedonase, të cilët kishin dorëzuar mbi 1000 amendamente.
Deputetja e koalicionit Aleancë -Alternative, Ilire Dauti tha se ata që kërkuan debat për shtetësinë, ikën nga debati për amendamentet.
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për nënshtetësi, parashohin lehtësim të procedurës për nxjerrjen e këtij dokumenti. Qytetarët të cilët kanë pasur probleme me nxjerrjen e nënshtetësisë, tani mund ta marrin atë duke paraqitur si dëshmi një dokument, si psh faturë të rrymës, të ujit, dokument nga kontrolli në mjek, librezë kursimi etj,.
Ky ligj fillimisht ishte në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, por pas bllokadave me diskutime procedurale dhe fjalime të gjata të opozitës maqedonase, Qeveria i vendosi flamurin evropian. /SHENJA/