Nisin hetime për sulmin ndaj Ambasadës së Kubës në Francë
Autoritetet franceze kanë nisur hetime, pas raportimeve për sulm me bombë benzine, në orët e vona të 26 korrikut, i cili besohet të ketë shkaktuar dëm të vogël në Ambasadën e Kubës.
Qendra për media në Ministrinë e Jashtme të Kubës, ka thënë se tre koktej molotovi janë hedhur drejt ndërtesës, dy prej të cilëve kanë qëlluar Ambasadën.
Ky institucion ka thënë se diplomatët nga Kuba kanë shuar flakët, ndërkohë që zjarrfikësit francezë dhe policia kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Policia në Paris ka konfirmuar se dy bomba benzine kanë goditur Ambasadën.
Kuba është përballur me protesta masive kundër krizës së thellë ekonomike, mënyrës se si e ka menaxhuar regjimi pandeminë e koronavirusit, si dhe kundër kufizimeve në liritë e njerëzve.
Në përgjigjje ndaj protestave, Qeveria në Havana ka kryer arrestime masive dhe u ka kufizuar njerëzve qasjen në rrjete sociale dhe platformat për mesazhe.