Izraeli ka nisur të shkatërrojë ndërtesat e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë, UNRWA në Jerusalemin Lindor. Ministria e Jashtme e Izraelit u shpreh se kompleksi nuk ka imunitet dhe sekuestrimi i tij nga autoritetet izraelite u krye në përputhje me ligjin izraelit dhe atë ndërkombëtar.

UNRWA denoncoi situatën duke e cilësuar një sulm të paprecedentë.

“Ky është një sulm i paprecedentë. Përbën një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të privilegjeve dhe imuniteteve të OKB-së”, tha Roland Friedrich, drejtori i agjencisë për Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Jonathan Foëler, një zëdhënës i agjencisë UNRWA shtoi se ashtu si të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, Izraeli është i detyruar të mbrojë dhe respektojë integritetin e objekteve të OKB-së.

sqShqip