Nga kjo fundjavë, Maqedonia e Veriut hyn në një periudhë të re të ftohtë, ku pritet sërish rënie e temperaturave dhe paraqitje e ngricave, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, përcjell tetova1.

Kjo valë e ftohtë, e cila do të depërtojë nga lindja dhe verilindja, herë pas here do të kushtëzojë reshje të dobëta lokale, të cilat gradualisht do të shndërrohen në borë edhe në qytete. Megjithatë, bëhet fjalë për reshje të dobëta dhe lokale bore, pa paralajmërim për krijimin e një mbulese të madhe dëbore.

Ekziston mundësia që nga 20 janari dhe në ditët pasuese, e gjithë Evropa dhe Ballkani të goditen sërish nga një “Shpërthim Siberian”, këtë herë shumë më i fuqishëm se ai i mëparshmi që na përfshiu së fundmi, duke sjellë mot jashtëzakonisht të ftohtë.

Temperaturat e pritura do të jenë thellë nën zero në shumë zona edhe gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit dhe të natës, në disa pjesë të Evropës dhe Ballkanit, priten temperatura deri në -25 gradë.

Nëse realizohet ky valë ekstreme e ftohtë siberiane, nuk priten reshje shumë të dendura bore.

Analizë meteorologjike nga Sllavço Poposki/tetova1.mk

sqShqip