United të hapur ta shesin De Gean, ia caktojnë edhe çmimin e largimit
David De Gea pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.
Portieri spanjoll nuk është se ka pasur formë shumë të mirë këtë edicion dhe Djajtë e Kuq po mendojnë ta shesin në verë.
Gjiganti anglez është duke menduar që nga sezoni i ri t’ia besojë fanellën e titullarit portierit të talentuar Dean Henderson.
The Sun ka raportuar se Djajtë e Kuq tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit portierit spanjoll.
United po kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin që të largohet nga Old Traford.
Paris Saint Germain mbetet njëra nga skuadrat më të interesuara për spanjollin, por në garë mund të futet edhe ish-skuadra e tij Atletico Madrid.
Gjithnjë sipas mediave angleze Atletico mund të provojë rikthimin e De Geas nëse e shesin portierin e tyre Jan Oblak.