Ka kryer 15 vjedhje, policia kapi 21-vjeçarin nga Shkupi!
Njësiti për Punë të Brendshme në Kisella Vodë ka parashtruar kallëzim penal kundër R.M.(21) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e 15 veprave penale prej të cilave 11 janë “vjedhje e rëndë” në vetura dhe katër vepra “vjedhje e rëndë në tentativë” në vetura.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë periudhës prej orës 22:00 të datës 14 mars deri në ora 06:00 të datës 15 mars ka kryer 11 vepra penale “vjedhje të rënda” nga vetura të taksisë, nga ku ka arritur pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 22.880 dhe ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 76.500 denarë.
“Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe për të është shpallur fletarrest, kurse më 8 gusht ai është privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ku është dërguar në stacionin policor ku i ka pranuar veprat dhe e ka sqaruara mënyrën e kryerjes së veprës”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.