Me një rritje prej 3.4% në tremujorin e dytë të vitit 2025, Maqedonia ndan vendin e tretë me Kroacinë. Irlanda dhe Qiproja janë përpara nesh. Të gjitha vendet e tjera janë pas Maqedonisë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Ky është tashmë tremujori i katërt që Maqedonia, me qeverinë e VMRO-DPMNE-së, ka regjistruar një rritje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) më të lartë se 3%.

“Këto janë numra, nuk ka politikë me numrat, nuk ka lojë me numrat. Këto janë fakte. Kur krahason faktet, kupton se ato janë të pamëshirshme – dhe faktet janë në anën e punës, punës së ndershme të kësaj qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas të cilave BPV-ja në Maqedoni në tremujorin e dytë të vitit 2025 u rrit me 3.4%, krahasohen me të dhënat përkatëse të publikuara nga Eurostat për 28 vende evropiane.

“Maqedonia ndan vendin e tretë me Kroacinë. Përpara nesh janë Irlanda dhe Qiproja. Të gjitha vendet e tjera në rajonin më të gjerë dhe më të ngushtë janë pas Maqedonisë”, shpjegoi Mickoski.

Përndryshe, sipas të dhënave të Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2025, anëtarët kryesorë të Bashkimit Evropian regjistruan rritje të moderuar: BPV në eurozonë u rrit vetëm me 0.1%, ndërsa i gjithë Bashkimi Evropian regjistroi rritje prej 0.2%.

Midis vendeve të Ballkanit, Maqedonia e Veriut shquhet me një rritje të konsiderueshme të BPV-së prej 3.4%, që e vendos atë në vendin e tretë për sa i përket rritjes në Evropë, tranmseton Lideri.mk, menjëherë pas Irlandës dhe Qipros.

Nga ekonomitë kryesore në BE, Spanja tregoi dinamikën më të mirë, me BPV-në që u rrit me 0.7% në tremujorin e dytë të vitit 2025. Franca regjistroi një zgjerim të moderuar prej 0.3% në këtë periudhë, ndërsa Gjermania dhe Italia regjistruan secila një rënie prej -0.1%.

“Ky është tashmë tremujori i katërt kur kemi një rritje të BPV prej më shumë se 3%. Tremujori i parë i kësaj qeverie ishte i treti i vitit të kaluar, kur patëm një rritje prej 3%, pastaj në të katërtin 3.2%, pastaj në të parin e këtij viti 3.2% dhe tani është 3.4%. Pres që deri në fund të vitit të kemi edhe një tremujor kur të kalojmë kufirin prej mbi 4%, duke mohuar kështu edhe një herë konstruksionet dhe gënjeshtrat e partive opozitare se ekonomia nuk po shkon mirë”, deklaroi kategorikisht Mickoski.

sqShqip