Unë, si shumica e njerëzve, mund të kisha jetuar një jetë normale, të kisha mbaruar universitetin, të kisha gjetur një punë në një pozicion të lartë dhe t’i kisha siguruar vetes një jetë të sigurt, si fizikisht ashtu edhe financiarisht, por nuk e doja atë jetë, nuk e doja sepse do ta kisha shkelur veten.
Dikush më urren, dikush më do, por unë jam kjo që jam, dhe as nuk do të bëhem më keq, as më mirë!

Mua, gjaku im nuk më lejoi t’ia shisja veten sistemit, por zgjodha një rrugë shumë më të vështirë në jetë, aq të vështirë sa më “thyhej shtylla kurrizore” çdo herë, por nuk u pendova sepse e bëra këtë punë me zemër!
Mora flamurin tim në duar dhe nisa një udhëtim të vështirë për një burrë, e lëre më për një grua! Bëra ç’munda, luftova sa munda, jo për emrin, jo për famën, por nga dashuria e pastër për kombin, flamurin, popullin, vendin tim!
Edhe pse e vura veten në rrezik të madh, si dhe të gjithë familjen time, nuk pendohem! Nuk pendohem që më vrasin mua, as që më vrasin familjen, sepse e di që shkoj në botën tjetër me faqe bardhë, pafajësi të pastër dhe si dikush që nuk ia shiti veten sistemit!
“Amina, pse nuk e bën këtë, pse nuk e bën atë” dhe a pyet veten nëse kam më forcë të luftoj për diçka? Më gënjyen njëqind herë, më mashtruan njëqind herë, sepse u besoja si njerëzve të zakonshëm ashtu edhe politikanëve tanë se e nesërmja do të ishte më mirë për shqiptarët e Sanxhakut, por për fat të keq gjithçka ishte vetëm një farsë, një përrallë e madhe për t’i njollosur sytë një gruaje që jeton për kombin!
Amina nuk pati mbështetje nga politikanët, Amina nuk mori miliona nga Kosova, si disa, por Amina punoi me shpirt dhe zemër për kombin, gjuhën dhe kulturën shqiptare! Edhe pse u refuzova nga të gjithë njerëzit e fuqishëm të kombit tonë, Amina është prapë Amina! Amina do të punojë për kombin, për kulturën dhe gjuhën sa të mundet, por Amina nuk do të ndalet, edhe pse ka humbur çdo vullnet dhe shpresë për një të nesërme më të mirë për shqiptarët e Sanxhakut, Amina pavarësisht atyre që marrin miliona nga Kosova, dhe në të njëjtën kohë nuk bëjnë asgjë, pavarësisht atyre që shpikin gënjeshtra në lidhje me emrin tim, pavarësisht atyre që ia shitën veten Serbisë shumë kohë më parë, dhe e shesin veten si patriotë në Kosovë, pavarësisht tyre Amina nuk do të dorëzohet!

Amina jeton për kombin! Amina jeton për flamurin! Amina jeton për gjakun shqiptar!

sqShqip