KulturëLajmet e reja

Ilir Shaqiri: Kur ligjëronte HEROI im…

– Tri gjëra e hijeshojnë botën: Zoti n’qiell, liria e dashnia n’tokë!

Ilir Shaqiri

– Zoti na sheh më mirë nëse dashnia mes nesh rritet fort dhe tek atëherë do të jemi gati ta përqafojmë të paftuarën tonë të cilën duhet ta fitojmë me çdo kusht, thoshte Hamëza me 19 shkurt, 1987.

Ligjërime të këtilla dhe të tjera si këto ngjanin me motivin e Orfeut, me të jetuarit simbolik të tij edhe përtej vdekjes, koncept i lashtë mitik, që në kuptimësinë e krijimtarisë sonë gojore, në përfytyrimin popullor shfaqet si trinom: jetë-vdekje-pavdekësi.

DOKTRINË USHTËTARI

Shtatë palë duar
i duhen një gishti
për ta tërhequr këmbëzën…
Duar që ushqejnë
palcoren në istikam
dhe mposhtin
shtatë palë lot e ethe
përballjeve!
Breshkorja e ushtëtarit
gdhendur nga duart e të panjohurve
dhe mendjet që avullojnë në prapavijë
çmonton stuhitë e ndryshkura
dhe qëndresëtari s’ka kohë ta dijë
se kush ishin, janë e do të jenë
krahët e tij.
Buka gatuhet me dy duar,
ndërsa liria
nga guximi,
mendjet dhe shpatullat e një kombi!
Të vërtetët e papërkulur
athët…,
aureolat i palosën palë-palë
në shekullin e dehur nga drita –
aurorë e brishtë,
Doktrinë Ushtëtari
që duhet mësuar, se:
Liria nuk bëhet me një gisht!!