Kolumna

Syrija Rashidi publikon dokumentin që demaskon BDI-në: Korridori 8 projekt i përbashkët

Shkrimi i plotë i Syrija Rashidit, deputet i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate të pa parë lidhur me një ligj që ka të bëjë me koridorin 8. Propaganda partiake por edhe e telallëve me pagesë është e nivelit sikur tani më të jetë prerë shiriti I inaugurimit të autostradës, pjesë e koridorit 8, e jo vetëm se ka kaluar një ligj.
Të përkujtojmë se koridori 8 sikurse edhe koridori 10 janë dy nga projektet paneuropiane që kalojnë nëpër teritor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuara diku nga fundi I viteve ’90. Koridori 8 është koridor që duhej të lidhë Adriatikun me Detin e Zi, pra tri vendet: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, ndërsa ai 10 ndër të tjera lidh Serbinë dhe Greqinë nëpër teritor të RMV-së.

Qeveria 1998-2002 tregoi një preferencë të qartë për koridorin 8 në krahasim me atë 10, por pas ndërrimit të pushtetit më 2002 e deri më sot ky koridor u la në harresë dhe përparësi iu dha koridorit 10 me investime të vazhdueshme që nga Tabanovci deri në Gjevgjeli.

Ligji në fjalë që u miratua në Kuvend është ligj për definimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për ndërtimin e pjesëve të koridorit 8: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë -Strugë -Qafëthanë, si dhe krahut “d” të koridorit 10 : Prilep-Manastir.

Partneri strategjik për ndërtim në këtë rast na paraqitet konzorciumi amerikan Bechtel dhe Enka JV.

Bashkangjitur me këtë shkrim keni edhe faqen e parë të ligjit të miratuar ku në mënyrë të qartë shihet se cilët janë deputetët që e kanë propozuar këtë ligj dhe që flet për atë se cilat parti ose koalicione qëndrojnë prapa këtij ligji.

Vetë miratimi I ligjit por edhe nënshkrimet në atë ligj nuk janë autostrada e realizuar por janë një mbështetje me ligj e realizimit të këtij projekti.

Me ligj përcaktohet interesi strategjik për këto projekte infrastrukturore si dhe nominimi I partnerit strategjik, pa harruar këtu edhe definimin e burimit të mjeteve financiare.

Ka pasur edhe në të kaluarën ligje të ngjashme, prioritete të shkruara në letër, premtime të mëdha parazgjedhore etj, por cila është gjendja aktuale me infrastrukturën rrugore në RMV, sidomos atje ku kanë inters të veçantë shqiptarët?

Pritet (nuk e di kur) që të inaugurohen dy kilometrat e parë të autustradës Shkup-Bllacë. Pra hiç më pak se 20 vite pushtet për 2 km autostradë. Nëse bëjmë një matematikë të thjeshtë I bie 1km autostradë për 10 vite pushtet. Dhe atë në “liri”. Të mos harrojmë se kur kemi qenë të “robëruar” është ndërtuar autostrada Shkup-Tetovë dhe rruga Tetovë-Gostivar të cilën pushteti vazhdon ta quaj autostradë diçka që ne jo një herë e kemi kontestuar duke theksuar se pushteti mbi 20 vite është duke I grabitur qytetarët me detyrimin e pagesës së taksës rrugore. Fundja vetë miratimi I këtij ligji e sanksionon të qënit autostradë këtë segment rrugor (segmenti Tetovë-Gostivar-Bukojçan).

Do të thotë dikush: po segmenti Kërçovë (Bukojçan)-Ohër çka është? Do të besoja se BDI ka meritë dhe gisht në këtë rrugë po të quhej autostrada Kërçovë-Qafëthanë ose me një fjali të vetme të ishte përmendur se kjo është pjesë nga koridori 8.
Por të mos e mashtrojmë vetem. Ky është një projekt me çka N. Gruevski ka dashur që me autostradë të lidhi kryeqendrën administrative dhe shtetërore (Shkupin) me kryeqendrën turistike (Ohrin). Pa çka se përputhet me koridorin 8 deri fshatin Trebenishtë. Kur u ngrit zhurmë rreth këtij fakti, BDI (Bujar Osmani) doli dhe premtoi se me aneks marrëveshje shumë shpejt do të ndërtohet edhe segmenti Trbenishtë-Qafëthanë. Kaluan 3-4 vite, u miratuan në Kuvend 3-4 anekse por asnjë për këtë segment. Në ndërkohë katër vite rresht gjatë debateve për buxhet kamë kërkuar që të sigurohen mjete financiare për këtë segment por që të gjitha amandamentet janë kundërshtuar nga qeveria dhe nuk janë votuar nga BDI-ja.

Dhe një fakt tjetër tepër dëshpërues: e gjithë infrastruktura rrugore që lidh RMV me Republikën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës është po e njëjta e trashëguar që nga koha e Federatës Jugosllave, pa hedhur as edhe një lopatë asfalt, ndërkohë që për çdo ditë kemi punime dhe inaugurime drejt Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

• Kompania amerikane është lider në ndërtimin e autostradave dhe shpresa e vetme se ky projekt do të përfundojë, se po të ishte për këta, tashmë dihet: 10 vite për 1 km. Hesapin se kur do të përfundonte bëjeni vetë.