Maqedoni

Lajme dhe fotografi të rreme po shpërndahen për edukimin seksual

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi demanton ndërlidhjen me fotografitë dhe përmbajtjet që këto ditë po shpërndahen në rrjete sociale e që ka të bëjë me edukimin seksual.

“Lajmet e rreme dhe montazhet në rrjete sociale kanë për qëllim frikësimin dhe mashtrimin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të qetë, arsimi përparon dhe reformohet. Të gjitha informacionet që po shpërndahen në lidhje me edukimin seksual janë krejtësisht të rreme”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se edukimin seksual nuk vendoset dhe këtë disa herë e ka thënë Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

“Nga java e ardhshme planifikohet vetëm pilot projekti në katër paralele në klasë të nëntë dhe në katër shkolla. S’ka përmbajtje dhe as programe nuk janë paraparë në përmbajtet e reja dhe librat për klasë të parë dhe të katërt siç po tentojnë disa grupe në rrjete sociale. Prindërit duhet të jenë të qetë”, thonë nga MASH.