Konsumatorët po bëheshin gati të paguajnë artikujt ushqimor, vetura futet brenda marketit në qytetin anglez – i godet disa prej tyre
Ky është momenti kur një veturë e bardhë futet me shpejtësi brenda një marketi, dhe konsumatorët që ishin duke paguar artikujt e ndryshëm ushqimor pranë arkave – detyrohen të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin anglez Essex, e kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura thyen dyert e dritaret e lokalit dhe futet brenda, transmeton Telegrafi.
Madje disa klientë i tërheq zvarrë e një grup tjetër arrin t’i shmanget përplasjes. E pavarësisht shpejtësisë dhe përplasjes, asnjë person nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.
E pasi e kupton se çfarë kishte bërë, shoferi nxjerr jashtë veturën dhe më pas iu afrohet konsumatorëve që ishin të shtrirë në tokë.
Megjithatë nuk dihet nëse shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin, apo kishte shtypur gabimisht pedalin e gazit në vend të frenit.