Besimi: Republika e Maqedonisë së Veriut me vlerësim më të lartë nga KE për zbatimin e reformave të PRE
Përgjigje e vazhdueshme me politika fiskale, ekonomike dhe sociale për shkak të zbutjes së pasojave nga pandemia dhe për shkak të nxitjes së rimëkëmbjes afatmesme janë rekomandimet kryesore të miratuara me Bashkimin Evropian dhe në zbatimin e të cilave do të punojmë së bashku me ministrat kompetentë dhe drejtorët e institucioneve. Komisioni Evropian e vlerësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut me rezultat më të lartë prej 61.1% të konkluzioneve të përbashkëta të realizuara, të miratuara në muajin maj të vitit 2020, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Ky është rezultati më i lartë i arritur që nga fillimi i procesit të përgatitjes së programeve të reformave ekonomike.
Këtë e theksoi ministri i Financave, Farmir Besimi sot në konferencën për shtyp në të cilën prezantoi konkluzionet në bazë të Programit të reformave ekonomike 2021-2023, i cili për herë të parë përfshin projeksione jashtë planit trevjeçar dhe me të cilin parashihet rritja të arrijë 5.9 përqind në vitin 2025, ku rritja mesatare në nivel vjetor në periudhën 2021-2025 të shënojë 5.3 përqindje.
Në sferën e politikave makrofiskale, rekomandimet janë që të targetohen masa të përkohshme për përkrahje të amvisërive dhe bizneseve të ndjeshme, ndjekur me konsolidim gradual fiskal, ndërsa në sferën e reformave strukturore, udhëzimet fokusohen mbi përforcimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, përforcimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit dhe qasjen më të madhe ndaj personave të papunësuar drejt politikave aktive në tregun e punës, theksoi ministri i Financave.
Duke shtuar se në kushte të valëve periodike të pandemisë, sfidë e madhe për ekonominë tonë dhe për ekonomitë e vendeve të rajonit është rikthimi në rrugën e rimëkëmbjes dhe rritjes, tha se duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mos të ndërpresim përkrahjen e menjëhershme, por në mënyrë graduale dhe të drejtuar.
Përmes masave të ndryshme ekonomike gjatë vitit 2021, me finalizimin e grupeve paraprake dhe zbatimin e dy grupeve të reja, të cilat synojnë zbutjen e efekteve të pandemisë mbi kategoritë e ndjeshme dhe përkrahjen e rimëkëmbjes më të shpejtë të ekonomisë vendore, tha ministri.
Ministri theksoi se do ta përforcojmë menaxhimin e investimeve publike, mbetet përkrahja e ekonomisë përmes investimeve publike me ridizajnimin e strukturës së financave publike përmes rritjes së pjesëmarrjes së shpenzimeve kapitale, përmirësimit të arkëtimit të të hyrave, miratimit të Ligj të ri për partneritetin publik-privat, për të cilin është përpiluar propozim ligj dhe u mbajtën konsultime dhe do të sigurohet zbatimi i tij efikas. Me Ligjin e ri për buxhetete, do të formohet Këshilli fiskal ndërsa punohet edhe në zgjidhjen softuerike për vendosjen e regjistrit të ndihmës shtetërore, me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe vlerësimit të subvencioneve për kompanitë.
Theksoi se punohet edhe në drejtim të kornizës rregullatore për sektor të qëndrueshëm financiar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së, vazhdimi i konsultimeve me subjektet afariste dhe partnerët socialë për legjislacionin e ri që ndikon mbi punën e tyre, dixhitalizimi i shërbimeve publike për qytetarët dhe kompanitë, zbatimi i strategjisë për formalizimin e ekonomisë joformale.
Institucionet kompetente do të punojnë në shfrytëzimin e listës së detyrimeve të planifikuara parafiskale me qëllim të qartësimit të shërbimeve publike që sigurohen përmes të hyrave nga detyrimet që paguhen nga personat fizikë dhe identifikimit të atyre që duhet të hiqen, rimodelohen apo thjeshtësohen.
Në drejtim të zvogëlimit të ekonomisë joformale do të ndërmerren mekanizma për nxitjen e aktiviteteve të regjistruara ekonomike dhe transaksioneve me fokus tek sektorët që kanë më shumë gjasa për aktivitet të paregjistruar.
Do të zhvillohet formulë të re të financimit të sistemit të arsimit profesional dhe arsimit të lartë, me theks mbi funksionimin e Qendrave rajonale të arsimit profesional.
Nuk mund ta dyfishojmë rritjen ekonomike nëse nuk kemi burime njerëzore të përshtatshme të cilat do t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, tha ministri dhe shtoi se do ta përforcohet qasja drejt politikave aktive në tregun e punës, veçanërisht për personat e papunësuar me kualifikim të ulët dhe personat nga kategoritë e ndjeshme.
Vlerësoi se reformat e përfshira në PRE do të kontribuojnë në drejtim të rritjes së konkurrencës së ekonomisë, përshpejtim të rritjes ekonomike dhe rritje të potencialit të BPV-së, vende të punës dhe ulje të papunësisë.
Programi i reformave ekonomike është dokument më i rëndësishëm strategjik në Dialogun ekonomik me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së, krijimin e të cilit e koordinon Ministria e Financave. Ky dokument përpilohet çdo vit dhe paraqet përgatitje për pjesëmarrje në procesin e mbikëqyrjes ekonomike dhe fiskale të vendeve anëtare të BE-së, pëkatësisht për përfshirjen në procesin e semestrit evropian për koordinim të politikave ekonomike në BE, me qëllim të zbatimit të reformave kyçe në vend, që do të intensifikojnë dialogun me Bashkimin Evropian.