Në mungesë të ideve dhe përballë humbjes që i pret në zgjedhje, manipulimet e vLEN-it vazhdojnë lidhur me një kinse takim me Gruevskin me qëllimin për të siguruar deputetë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.
E kam thënë qartë dhe me zë të lartë se një takim i tillë NUK KA NDODHUR . Këmbëngulja që ata vazhdimisht përdorin gënjeshtra dhe përsëritin të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë.
Ndërsa ata përveç fushatës negative nuk ofrojnë asgjë tjetër, ne po krijojmë një lëvizje për ndryshim që rritet dita-ditës.
Përgjigjja ndaj këtyre shpifjeve do të vijë më 19 tetor./Bujar Osmani