Maqedoni

Qeveria do të shqyrtoj Propozim/ligjin për policinë dhe atë për punë të brendshme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 87-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të shqyrtohen më shumë pika, mes të cilave edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme.

Me propozim të Ministrisë së njëjtë, sipas rendit të ditës, para ministrave do të gjendet edhe Propozim-strategjia për përforcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimin e pronësisë për periudhën 2021 – 2023, me Plan veprimi.