Shkruan: Ejup Berisha-Shkup
Në Republikën e Kosovës dje u mbajtën Zgjedhjet e jashtzakonshme të shkaktuara nga kriza rreth pamundësisë së zgjedhjes së Qeverisë së re e dalë nga zgjedhjet e parafundit Parlamentare që u mbajtën në Kosovë ku LVV ishte fituese e tyre. Mbrëmë LVV gjithashtu i fitoi zgjedhjet e jashtzakonshme. Kjo fitore është akoma më e madhe dhe më bindëse se në zgjedhjet e parafundit. Dhe meqë është me të vërtetë kështu une me këtë rast e shfrytëzoj rastin që Lëvizjes Vetvendosje, Liderit të saj Albin Kurti si dhe popullit përparimtar dhe shtetdashes të Kosovës
tua uroj Fitoren e madhe dhe të merituar. E njëta është e dëshirueshme jo vetëmse për qytetarët shqiptar të Kosovës përkrahës të LVV-së por edhe për shumicën e shqiptarëve në rajon si edhe gjetiu nëpër botë. Z. Albin Urime Fitoren dhe vazhdo me procesin e shtetformësisë së Kosovës të lënë jo në gjysmë por në çerek nga ata që para më shumë se 26 vitesh luftuan për lirinë dhe pavarsinë e saj. Ky procesi i shtetformësisë duheshte të forcohej dhe përparohej akoma më shumë e jo të lihej në fazën fillestare ashtu siç u la i njejti. Këta këtë punë të papranueshme e bënë pasiqë kishin punë dhe prioritete të tjera në agjendat e tyre, pra të njejtët u morën me mbrojtjen dhe realizimin e intersave personale dhe grupore e jo me realizimin dhe përparimin e interesit të përgjithshëm shtetëror dhe kombëtar. Mendoj se me fitoren e LVV-së janë shtuar shpresat se Kosova megjithatë do të bëhet shtet i të drejtës, shtet i respektimit të Kushtetutës dhe e ligjeve. Shtet i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit. Kjo do t ë thotë shtet Demokratik, shtet me zhvillim të mirfilltë e të papenguar ekonomik, vend pa vjedhje dhe zhvatje nga pseudo patriotët dhe matrapazët. Por dhe shtet me vlera civilizuese dhe përparimtare. Z. Albin mos lësho pe vazhdo me ndryshimet dhe përparimin e RKS-së procesin të cilin e keni filluar në vitin 2021. Kjo ishte hera e parë që u bë një ndryshin i vërtetë dhe i mirfilltë i pushtetit në mesin e shqiptarëve të vendit dhe rajonit. Ky trend u pasua edhe në RMV në vitin 2024 me fitoren e Koalicionit VLEN. Ky ndryshim këtu te ne u mundësua dhe u përkrah fuqishëm nga ju Z. Kurti gjë që qytetarët shqiptar u janë thellsishtë dhe sinçerishtë mirnjohës dhe falenderues. Tani fitorja e LVV-së në RKS dhe e VLEN-it këtu në RMV duhet ta forcon linkun e ndryshimeve reale dhe të domosdoshme në skenat politike të të dyja vendeve. Z.Kurti disponimi dhe gëzimi i fitores së LVV-së është transferuar gjithandej nëpë trojet shqiptare dhe të gjithë shumica e shqiptarëve me padurim presin materializimin e kësaj fitore të madhe me formim të shpejtë dhe të papenguar të institucioneve dhe me konsolidim të mëtejmë të shtetit të Kosovës. Ne shqiptarët
këtu në RMV
shpresojmë në vazhdimin e përkrahjes nga ana e juaj dhe e LVV-së për vërtetimin dhe thellimin e proceseve të ndryshimeve politike të filluara dhe të realizuara deri tani nga koalicioni VLEN. Vetvendosjes Albin Kurtit si dhe popullit të Kosovës i dëshiroj fat, suksese, përparim dhe mbarësi. Ndërsa Republikës së Kosovës antarsim sa më të shpejtë në Bashkimin Europjan dhe në NATO.

