Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të mjeteve narkotike, pas çka ka arrestuar vozitësin.

“Sot (29.12.2025) në orën 07:40 pas masave operative-taktike të ndërmarra nga oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse të SPB-së, u arrestua S.J. (29) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh me targa të Shkupit të drejtuar nga S.J. në bulevardin “Partizanski Odredi”, u gjetën 10 pako me marihuanë dhe 10 pako me kokainë. Personi është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

sqShqip