“E majta” akuzon Xhaferin: Qëllimisht zvarrit interpelancën ndaj tij
“E Majta” kërkon që interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi të shqyrtohet në seancën e 22 korrikut. Deputeti Dimitar Apasiev, propozues i interpelancës i cili gëzon edhe mbështetjen e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së thotë se Xhaferi qëllimisht po zvarrit shqyrtimin e saj.
“Kryetari Xhaferi ka afat prej 15 ditëve të vepron në mënyrë institucionale ndaj interpelancës. Në të kundërtën, Rregullorja e obligon që nismën për interpelancë ta vendosë në seancën e parë plenare pas skadimit të afat 15 ditorë. Për shkak se neve e dorëzuam nismën më 5 korrik, afati për shqyrtimin e saj skadon më 21 korrik, që nënkupton interpelanca duhet vendoset në rend ditë në seancën e 47 e caktuar për 22 korrik”, tha Dimitar Apasievs, E Majta.
Rregullorja e Kuvendit obligon që pas afatit 15 ditor, interpelanca të shqyrtohet në seancën e parë plenare të radhës.
Rregullorja për punën e Kuvendit
Neni 47
(1) Interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit, pas skadimit të 15 ditëve nga dita e shpërndarjes së përgjigjes deputetëve.
(2) Nëse përgjigjja nuk dërgohet brenda afatit të parashikuar me nenin 46 të kësaj Rregulloreje, interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit
Partitë shqiptare nuk e mbështesin interpelancën ndaj Xhaferit, pasi konsiderojnë se i pari i Kuvendit nuk ka shkelur Kushtetutën për faktin që në Bruksel ka folur në gjuhën shqipe. Ndërkohë LSDM-ja konsideron se Xhaferi ka gabuar, por nuk do ta mbështesë interpelancën e partive opozitare maqedonase për faktin se Xhaferi gjatë pandemisë ishte një kryetar Kuvendi konstruktiv. Propozimi i të Majtës dhe VMRO-DPMNE-së për interpelancë ndaj Xhaferi bazohet në argumentet për mbrojtjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar. Kërkesa e tyre vjen paralelisht me rezolutën e VMRO-DPMNE-së përmes të cilës partia e Hristijan Mickoskit kërkon përcaktimin e vijave të kuqe ndaj gjuhës dhe identitetit maqedonas në raport me negociatat për anëtarësim në BE.