Arrestohen tre persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje të rënda
Dje (11-korrik) rreth orës 15:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në kryqëzimin e Zdunjës në Gostivar, kanë ndaluar veturën “Opel Omega” me targa të Shkupit, në të cilin janë transportuar , dhe më pas privuar nga liria personat M.S. (51), J.B. (48) dhe E.A. (30), që të tre nga Shkupi, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre në “prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike”, “vjedhjeve “dhe” vjedhjeve të rënda”.
Tre personat janë ndluar në Stacionin Policor Gostivar për procedura të mëtejshme.