Për një javë, dy të rinj shqiptar vdiqën aksidentalisht në Slloveni
Ilirijan Bytyqi, 19-vjeçar nga Suhareka, humbi jetën në vendin e tij të punës në Slloveni, gjatë kësaj jave.
Tragjedia këtë javë preku edhe familjen Saramati nga Prizreni, anëtari i së cilës, 34-vjeçari Nazif Saramati, vdiq si pasojë e një aksidenti rrugor, po ashtu në Slloveni, shkruan Gazeta Express.
Lidhur me këtë, ambasada e Kosovës në Slloveni nëpërmjet një telegrami kanë shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerëve.
“Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë! Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinj nga Kosova… Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet ndër të tjera në telegram.
Reklamë
Telegrami i ambasadës së Kosovës në Slloveni:
Telegram ngushëllimi
Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!
Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident.
Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.
Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës. /Gazeta Express/