May 4, 2024
Sport

Italia e mposht Anglinë me penallti dramatike për ta fituar Evropianin për herë të dytë në histori

Italia e ka mposhtur Anglinë në një ndeshje dramatike me penallti 3:2 në finale të Euro 2020 të dielën vonë, për ta fituar titullin e dytë evropian në historinë e kombëtares së vet.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve, raporton Gazeta Express.

Donnarumma i priti penalltitë e Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, ndërsa Marcus Rashford e goditi shtyllën pingule. Ndërkohë, te Italia shënuan Domenico Berardi, Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi. Jorginho dhe Andrea Belotti dështuan.

Italia është e pamposhtur në 34 ndeshje, 27 fitore dhe 7 barazime – disfata e saj e fundit ishte në shtator 2018 (kundër Portugalisë).