Kur nëna i thotë Albin Kurtit: “Je djali i krejt nanave”, ajo nuk flet vetëm si nënë, por si zë i një dhembjeje dhe shprese kolektive. Në atë fjali të thjeshtë përmblidhet historia e grave që kanë rritur fëmijë në mungesë, që kanë pritur me zemër të dridhur, që kanë mbajtur mbi supe barrën e mbijetesës dhe të dinjitetit. Ajo fjali është amanet.

Të jesh “djali i krejt nanave” do të thotë të mos i përkasësh vetëm gjakut tënd, por kujtesës së përbashkët. Do të thotë të mbash përgjegjësi për lotin e çdo nëne që ka humbur, për shpresën e çdo nëne që ende pret drejtësi. Në këtë kuptim, fjala e nënës përputhet natyrshëm me nocionin e birit të kombit.

Biri i kombit nuk lind nga lavdia, por nga sakrifica. Ai nuk rritet në rehati, por në vetëdijen se liria ka çmim dhe se shteti nuk është pronë, por amanet. Kur një nënë e sheh djalin e saj si bir të të gjithëve, ajo ia dorëzon atij barrën më të rëndë: të mos harrojë asnjëherë nga vjen dhe kujt i shërben.

Në figurën e Albin Kurtit, populli shohin pikërisht këtë përkim: njeriun që përpiqet ta kthejë dhimbjen kolektive në qëndresë, revoltën në përgjegjësi, e idealin në veprim politik. Jo si figurë e përkryer, por si simbol i një brezi që kërkon shtet me dinjitet dhe drejtësi me emër.

Prandaj, fjala e nënës nuk është vetëm përkëdhelje, por thirrje. Është kujtesë se biri i kombit nuk matet me pushtet, por me besnikëri ndaj atyre që nuk kanë zë. Dhe sa herë që ai e mban mend këtë, ai mbetet vërtet djali i krejt nanave.

Nga: Afrim Gashi

@dardanet, 221225*

#djaliikrejtnanave #albinkurti #kosova #dardania #dardanet #prishtina #qeveriakurti3 #nana #djali #mbi55 #prishtina #ferizaj

sqShqip