Procedurë hetimore ndaj 39 vjeçarit nga Kumanova, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture
Prokuroria Themelore Publike-Kumanovë ka sjell vendim për ngritjen e procedurës hetimore ndaj një 39 vjeçari nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “sulm seksual ndaj një personi të moshës së mitur”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari në shtëpinë e tij në Kumanovë, disa herë në periudhën maj-qershor ka kryer veprime seksuale ndaj një fëmije, të cilat i ka incizuar me telefon celular dhe videot i ka shpërndarë rrjetet sociale.
Në drejtim të zhvillimit të papengueshëm të procedurës penale, dhe për shkak të rrezikut për arratisje dhe përsëritjen e veprës penale, prokurori publik i ka propozuar gjykatës që të dyshuarit t’i caktoj masën e paraburgimit. Kjo kërkesë e prokurorisë është pranuar nga gjykata dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.