Shemsi Krasniqi-Shemi nnga grupi “Ilirët”, do të varroset më 24 dhjetor në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës.
Kështu ka njoftuar miku i tij, këngëtari Arian Agushi, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka konfirmuar për redaksinë e Klankosova.tv se trupi i Shemit u gjet në banesën e tij në Dragodan.
Sipas burimeve, Shemsi Krasniqi ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Ndërkohë, shumë figura nga industria muzikore, ashtu edhe nga politika, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Krasniqit.

