Kosovë

Wesley Clark kthehet në Kosovë, thotë se u impresionua nga demokracia

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka thënë se është i nderur që është sërish në Kosovë.

Ai në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, ka deklaruar se është i impresionuar zhvillimin e vendit sa i përket demokracisë.

“Dua ta falënderoj ministrin dhe ushtrinë për një pritje të përzemërt. Jam i nderuar që jam këtu, jam i lumtur që jam sërish në Kosovë, kjo është hera e parë që e kam vizituar Ministrinë e Mbrotjes. Jam shumë i impresionuar me përparimin e Kosovës që ka bërë ndër vite të cilin e kam përcjellë, është një marsh shumë impresionues për në demokraci dhe liri”.

“Unë shpresoj se do të ketë rritje të ekonomisë për njerëzit e Kosovës. Njerëzit e Kosovës kanë shfaqur një shembull për të gjithë botën se vendosshmëria e tyre për të jetuar, punuar dhe për t’i shërbyer demokracisë, ka kuptim për një shtet. Jam shumë krenar që jam këtu sërish”, ka thënë Clark.

Mehaj emëron Qendrën e Studimeve Universitare “Welsey Clark”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka emëruar shkollën e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si Qendra e Studimeve Universitare “Welsey Clark”.

Këtë ministri e bëri të ditur në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me gjeneralin amerikan.

“Për nder të gjeneralit historik do të emërojë shkollën tonë të oficerëve me emrin Qendra e Studimeve Universitare “Welsey Clark”, ka thënë Mehaj.