Kosovë

Kosova dënon gjenocidin në Sebrenicë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e cila dënon gjenocidin në Sebrenicë.

Rezoluta është miratuar me 89 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Më 11 korrik 1995 forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra myslimanë të paarmatosur.

Lista Serbe e lëshoi seancën, shkak Rezoluta për Sebrenicën

Deputetët e Listës Serbe e kanë lëshuar sallën e seancës.

Kjo pasi ka filluar të diskutohet rezoluta për dënimin e gjenocidit në Sebrenicë.

Me t’u përmendur si pikë e diskutimit nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Lista Serbe është larguar nga seanca.