Kosovë

22 vite nga lufta, ish-ushtari i UÇK-së nga Bujanoci ka mbetur pa shtëpi banimi

Erdhi nga Bujanoci me një qëllim të qartë para vetes. Të luftoj për t’i çliruar tokat shqiptare nga okupatori serb. Këtë rrugëtim të gjatë Basri Sylejamni e filloj duke dhënë betimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj ushtrie do t’i shërbente që nga viti 1998 deri në fund të luftës.

E kur shteti i Kosovës u rehatua, tani radha ishte ta rehaton veten.

Por Sylejmani nuk do ta mendonte kurrë që kjo pjesë do të ishte më e vështirë se ajo e luftës.

Duke jetuar për 22 vite në banesa me qera në Kosovë, pasi që e ka të pamundur të kthehet përsëri në vendlindje për shkak të luftës, bashkëluftëtarët e tij u bënë bashkë për t’i gjetur nje zgjidhje te vendbanimit.

Gjatë këtyre viteve, ndoshta Sylejmani do të mund të zgjidhte edhe ndonje rrugë tjetër që tani kushtet t’i kishte më ndryshe.

Por, ai zgjodhi rrugën më të vështirën e më të ndershmen, atë të punës me ndjersë.

Me po të njejtat ndjersë që i dha për çlirimin e Kosovës nga forcat paramilitare serbe.