Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në territorin e Kroacisë, ku disa vetura janë përplasur mes vete, dyshohet si pasojë e pakujdesisë në komunikacion.
Sipas burimeve të IndeksOnline, në këtë aksident janë përfshirë edhe dy vetura me mërgimtarë nga Kosova, të cilët dyshohet se ishin duke udhëtuar drejt vendlindjes.
Deri në këto momente, autoritetet kompetente nuk kanë konfirmuar nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia kroate për rrethanat dhe pasojat e aksidentit.
Trafiku në këtë segment rrugor raportohet se është zhvilluar me vështirësi për një periudhë të caktuar kohe.

