Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të mesazheve të reja nga VOX Kosova.
Hoti ka thënë se këta njerëz, duke aluduar në VV, janë mashtrues e të korruptuar.
Postimi:
Pse duhet ta kalohet testi kur e ke mbështetjen e Ministres së Drejtësisë, e cila vetëm me drejtësi nuk ka lidhje.
Këta njerëz janë mashtrues, të korruptuar dhe mbi të gjitha përfaqësojnë vetëm interesat e shokëve dhe jo të qytetarëve.
Pra, një profesionist nuk mund të punësohet në institucione publike edhe pse i plotëson kriteret sepse nuk është mik me Albin Kurtin, Dejonën, Artanen ose Albulena Haxhiun.
Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve.
Me 28 dhjetor Albini &co. do të marrin dënimin nga qytetarët.
LDK 123
Avdullah Hoti 6

