Më 18.12.2025, rreth orës 10:00, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Vollkovijë, afër fshatit Radiovcë, në rrethin e Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësia e Policisë Zherovjan kanë privuar nga liria personat R.A. (41) dhe Xh.A. (66), të dy nga fshati Zherovjan.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “gjueti e paligjshme”. Gjatë kontrollit, te R.A. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e markës “Bajkall” kalibër 12 mm, me dy fishekë të vendosur, si dhe një rrip me 15 fishekë. Ndërkohë, nga Xh.A. janë konfiskuar leja e armës, legitimacioni i shoqatës së gjuetarëve dhe sende të tjera.

Të dy personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës penal sipas nenit 396 dhe nenit 288 të Kodit Penal.TS

sqShqip