Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe me DHKEK, është zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale, korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit, Policia e Kosovës me njësitet e DHKEK, pas hetimeve të autorizuara nga PSRK, ka kapur në flagrancë tre të dyshuar duke shkëmbyer para në vlerë prej 9,900 €, si pjesë e marrëveshjes për ndarje të ryshfetit, transmeton Klankosova.tv.

Në koordinim me prokurorinë, njësitet policore kanë kryer kontrolle në pesë lokacione, ku janë sekuestruar, para të gatshme, tri automjete, gjashtë telefona mobil, një laptop dhe, në një nga lokacionet, armë dhe municion.

Në lidhje me rastin, janë arrestuar shtatë të dyshuar: ., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L., të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu gjatë aksionit është arrestuar ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

sqShqip