Në Shkup arrestohet krimineli bullgar ndër më të kërkuarit në Evropë
Në Shkup policia e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 63 vjeçarin nga Bullgaria i cili është kërkuar me fletarrest nga Interpoli në Sofje.
Sipas njoftimit të MPB-së, ai është dënuar me 14 vite burg për përdhunim.
“Më 29.06.2021 në ora 12:00 në Qendër, zyrtarët policorë nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe SPB Shkup kanë arrestuar P.I.M (63) nga Bullgaria, i cili është kërkuar me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli në Sofje. Ai është dënuar me burgim prej 14 viteve për veprën penale përdhunim dhe ndodhet në listën e kriminelëve më të kërkuar në Interpol”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Gjykatësi në procedurë paraprake i caktoi paraburgim në afat prej 30 ditëve në burgun e Shkupit.