May 13, 2024
Maqedoni

Pendarovski: Lajm i mirë që po përfundon presidenca portugeze e BE-së

Është lajm i mirë që përfundon presidenca portugeze. Kështu ka thënë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Ai nga Kroacia ka shprehur zhgënjim nga presidenca portugeze dhe deklaratën e ministers portugeze e cilësoi të gabuar pasi siç tha ka varrosur të gjitha përpjekjet. Pendarovski ka besim se me Presidenca sllovene e BE-së do të mbështesë hapjen e negociatave brenda këtij viti.

Stevo Pendarovski, president

‘’Nga historianët që merren me politikë, më të këqij janë vetëm politikanët që përpiqen të interpretojnë epoka historike. Mua sinqerisht më vjen keq për deklaratën e gabuar të ministres portugeze e cila në thelb i varros të gjitha përpjekjet që kolegu i saj nga qeveria e njëjtë Silva i bëri disa muaj me radhë që në fund të presidencës gjashtëmujore të dalë me një propozim të shkëlqyer të balancuar që mbante llogari për interesat vitale nacionale edhe të Maqedonisë së Veriut, edhe të Bullgarisë. Lajmi i mirë është që presidenca portugeze përfundoi”.

Deklarata e sekretares shtetërore për Çështje Evropiane të Portugalisë Ana Paula Zakarijash që thotë se gjuha maqedone ka qenë pjesë e bullgarishtes është në kundërshim me propozimin portugez. Kështu kanë reaguar nga Qeveria.

Qeveria

“Konkteksti dhe momenti janë skajshmërisht senzitive, për këtë i bëjmë thirrje përfaqësuesëve të vendeve që janë të përfshira në proces dhe që nuk i njohin plotësisht dhe mirë ngjajshmëritë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të përmbahen nga kualifikimet e këtilla ose sqarimet në proceset e lidhura me çështjet nacionale. Deklaratat e këtilla aspak nuk i ndihmojnë procesit të ndërtimit të besimit”.

Sipas reagimit të Qeverisë, gjuha maqedone është një nga tiparet kryesore të identitetit të popullit maqedonas, e njohur ndërkombëtarisht dhe është kodifikuar si gjuhë në specifikimet e saj unike, e vërtetuar në Marrëvshjene Prespës.

Pas deklaratës së djeshme të sekretaresh shtetërore portugeze, e cila nxiti reagime të mëdha, ambasadorja portugeze në vend, Maria Virginia Mendes da Silva Pina, demantoi artikujt e mediave. Por, agjencia bullgare BGNES zbuloi regjistrimin audio të transmetuar nga Zakarijash.

Kryeministri Zoran Zaev, një ditë më parë në lidhje me deklaratën e transmetuar të Zakariash, tha se Ministria e Punëve të Jashtme do të kontrollojë vërtetësinë e deklaratës, duke përsëritur pikëpamjen se propozimi portugez është i qartë dhe me të vërtetë një bazë e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet pasi ofron zgjidhje por nuk merr asnjë anë.