Në Komunën e Çairit tashmë ka nisur fushata me akuza dhe kundërakuza mes dy kandidatëve kryesorë, Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani. Mexhiti e akuzon Osmanin se është takuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Budapest.

“Parashtrojani një pyetje a është e vërtetë që minimum dy herë ka qenë në Budapest ne takim të drejtpërdrejt me z.Gruevski. Do e pres se si do të përgjigjet mandej do e plotësojmë se kur ka qenë dhe si ka qenë”, deklaroi Izet Mexhiti – kandidat për Çairin.

Osmani mohon kategorikisht dhe ironizon akuzat.

“Kam pasur takim me Elon Mask edhe me Ajnshtajnin kam pasur komunkime. Hajde t’i lëmë këto porosi partiake të shtabeve për shkak se vërtetë janë degutante, tash bisedojmë për tema të rëndësishme, për rolin e grave në në shoqëri. S’kam pasur takim, herën e fundit e kam takuar në vitin 2011 kur kam qenë ministër i shëndetësisë”, u shpreh Bujar Osmani – kandidat për Çairin.

Pas kësaj përgjigjeje, Mexhiti kërkoi nga rivali i tij të jetë i qartë.

“Unë pres të përgjigjet konkretisht, jo të tallet me gazetarët dhe opinionin. Le të përgjigjet ka qenë ose jo, mandej do të përgjigjem unë. // une them se ka qenë dhe do e vërtetojmë këtë. Keni dëshmi? Po. Kur do i publikoni? Kur do të duhet”, shtoi Izet Mexhiti – kandidat për Çairin.

Ndërkohë, Osmani pretendon se këto akuza janë vetëm shpifje të fushatës.

“Është një rregull në fushatë. Kur një kamp politik ka frikë atëherë fillon edhe shpif. Shihet që kur doli anketa e fundit që tregoi dallimin 10%, filloi një fushatë e propagandës dhe shpifjeve. Edje kjo është e llojit të tillë. Nuk ka pasur takim të tillë”, potencoi Bujar Osmani – kandidat për Çairin.

Ndryshe Komuna e Çairit për të dy taborët VLEN dhe AKI është bërë mjaftë e rëndësishme pasi njëri që garon është zëvëndëskryeministër aktual i Qeverisë dhe tjetri sh ministër i jashtëm. Dy kandidatët e shohin këtë komunë si terren vendimtar për rezultatet e ardhshme zgjedhore.

sqShqip