Sport

Zvicra e shqiptarëve shkruan historinë, eliminon Francën me penalltinë e Admir Mehmedit

Zvicra e ka eliminuar Francën me anë të penalltive në 1/8 e finales në Euro 2020, pasi koha e rregullt përfundoi 3-3, në vazhdime portat ishin të paprekura, derisa nga pika e bardhë, Helvetikët shënuan pesë për dallim nga Gjelat që realizuan katër sosh, e që kaluan kështu në çerekfinale, aty ku i pret Spanja.

Zvicra kaloi fillimisht në epërsi përmes Seferovic, që shënoi me kokë pas asistimit të Zuber (15′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Zvicra kishte rastin e artë të dyfishonte epërsinë, por Ricardo Rodriguez dështoi nga pika e bardhë (55′).

Me këtë humbje të penalltisë, Franca ndryshoi duke sulmuar me të gjitha forcat.

Karim Benzema barazoi rezultatin duke pranuar në mënyrë maestrale topin nga Kylian Mbappe (57′).

Pas vetëm dy minutave, Benzema shënoi prapë pas asistimit të Griezmann (59′).

Franca nuk u ndal me kaq dhe gjeti golin e tretë përmes Paul Pogbas, që realizoi eurogol nga distanca (75′).

Shpresat e Zvicrës pavarësisht këtyre golave nuk u shuan dhe ngushtuan epërsinë përmes Seferovic (81′).

Në fundin e ndeshjes, mesfushori shqiptar Granit Xhaka asistoi për mrekulli te Gavarnovic (90’), që realizoi gol të bukur, kësisoj ndeshja shkoi në vazhdime.

Edhe në vazhdime, Franca dominoi mirëpo nuk ia doli ta gjejë golin, pavarësisht disa rasteve të mira, kësisoj fituesi u përcaktua nga pika e bardhë.

Në 11-metërsh më të mirë u treguan më të mirët zvicëranët duke shënuar të gjitha penalltitë, derisa tek Franca dështoi Kylian Mbappe.

Zvicra në çerekfinale do të përballet me Spanjën