Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar projektin e Qendrës Rinore, të cilën e vlerësoi si një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij.

Sipas Mexhitit, Qendra Rinore do të shtrihet në katër nivele funksionale:
Kati i parë: bibliotekë dhe sallë ligjëratash, e hapur për lexim, kërkime dhe ngjarje të ndryshme.
Kati i dytë: Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale (AI), kompjuterë dhe trajnime falas në programim, inteligjencë artificiale dhe shkrim-lexim digjital. Ky kat do të përfshijë edhe një hapësirë bashkëpunimi (co-working space) për mbështetje të start-up-eve rinore, si dhe program mentorimi “nga të rinjtë për të rinjtë”.
Kati i tretë: Akademia STEM, e cila do të ofrojë trajnime në fushën e teknologjisë, shkencës, artit dhe matematikës.
Kati i katërt: hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative, e destinuar për të rinjtë që duan të shprehen lirshëm dhe pa barriera.

“Qendra Rinore do të jetë vendtakim i gjeneratës së re, ku do të kombinohen arsimi, inovacioni, arti dhe kreativiteti. Ajo do të shërbejë si një platformë për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve të Çairit,” theksoi Izet Mexhiti.

Mexhiti: Projekti më i madh i mandatit tonë, mësim me një ndërrim dhe mësim tërëditor në shkollat e Çairit

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur projektin më të madh të mandatit të tij, që synon transformimin e shkollave të komunës në mësim me një ndërrim dhe më pas në mësim tërëditor sipas standardeve evropiane.

“Mësim me një ndërrim në shkollat e Çairit! Për shumë vite, Çairi ishte i harruar nga qeveritë. Sot kemi nisur një kthesë historike: projekti më i madh i mandatit tonë do të jetë kalimi i të gjitha shkollave në mësim me një ndërrim, e më pas në mësim tërëditor sipas standardeve evropiane,” theksoi Mexhiti.

Ai sqaroi se ky projekt është një investim gjithëpërfshirës për fëmijët, prindërit, mësimdhënësit dhe të ardhmen e komunës:
“Fëmijët do të mësojnë në kushte moderne, me orë interaktive, aktivitete sportive e artistike dhe shujtë të ngrohtë e të subvencionuar çdo ditë. Prindërve do t’ua lehtësojmë përditshmërinë, duke i pasur fëmijët të sigurt deri në orën 16:00. Mësimdhënësit do të trajnohen me metoda bashkëkohore, mjete digjitale dhe programe motivuese për zhvillim profesional.”

Mexhiti bëri të ditur se projekti do të nisë nga SHFK “Kongresi i Manastirit” dhe do të shtrihet hap pas hapi në të gjitha 9 shkollat e Çairit, me plan të qartë dhe investime të sigurta.

“Komuna fiton shkolla të rinovuara, salla sportive dhe një gjeneratë të përgatitur për të ardhmen. Mësimi tërëditor është standardi që fëmijët tanë meritojnë. Nga periferi e harruar, në qendër të dijes – ky është vizioni ynë për Çairin!” përfundoi ai.

Izet Mexhiti: FC Shkupi duhet të na bashkojë, jo të na ndajë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit
VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth
klubit FC Shkupi, duke theksuar se ky klub është simbol i përbashkët i
të gjithëve dhe nuk duhet të përdoret për ndarje apo përfitime politike.

“Kjo temë, dmth FC Shkupi, duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë.
Ashtu siç e kemi kthyer nga liga e katërt në kampion, po ashtu do t’i
qëndrojmë afër edhe tash, por pas zgjedhjeve lokale. FC Shkupi është
simbol i unitetit dhe i dashurisë sonë për futbollin, ndaj duhet të na
bashkojë,” deklaroi Mexhiti.

Ai shprehu keqardhje për gjendjen aktuale në të cilën gjendet klubi,
duke kujtuar se historia e tij është e lidhur ngushtë me qytetin, me
Çairin dhe me gjithë komunitetin shqiptar.

“Më vjen keq për situatën ku ndodhet FC Shkupi. Ky klub është histori,
është krenari dhe meriton të trajtohet me respekt. Nuk është vend për
përplasje e as për fushata, por për përkrahje të sinqertë nga të gjithë
ne që e duam.”

Sipas Mexhitit, mbështetja e vërtetë për klubin nuk matet me fjalë të
momentit, por me veprime të vazhdueshme – njësoj siç është dëshmuar në
të kaluarën kur FC Shkupi është ngritur nga liga e katërt deri në majën
e futbollit vendor.

sqShqip