Gjobiten 173 shoferë në Shkup, 20 kanë qenë të dehur
Ministria e Brendshme dje (26 qershor 2021) vazhdoi me kontrollet në fushën e trafikut.
“Gjithsej 173 masa u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 44 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 20 gjoba për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 10 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 19 gjoba pa patentë shoferë.
Gjithashtu, pesë gjoba janë dhënë për drejtimin e automjeteve me parregullsi teknike dhe të paregjistruar, gjashtë gjoba për mos përdorimin e rripit të sigurimit, tetë për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes.”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta./Telegrafi