Nga 1 korriku hiqet roamingu për 6 vendet e Ballkanit edhe për thirrje, edhe për internet
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, ishte pjesë e takimit mes gjashtë ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor përgjegjës për përgjegjës për transformimin digjital dhe politikat e Teknologjisë informatike dhe komunikimeve të organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), “Heading towards Roaming Free Western Balkans”.
“Duke u frymëzuar nga Bashkimi Evropian, kemi vendosur, dhe krijuam një mjedis ku të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të sigurt, mund të përdorin celularët e tyre, për të telefonuar, dërguar mesazhe apo për të surfuar në internet në të gjithë Ballkanin Perëndimor pa kosto shtesë që nga 1 korriku” tha Ministri Shaqiri.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë takimit ministror me titull “Rruga drejt Romingut të Lirë në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt sot në Podgoricë, deklaroi se romingu falas është fryt i dialogut dhe bashkëpunimit në rajon.