Sot moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Në orët e paradites, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -4 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 9 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë, me vranësira të lehta deri mesatare.
Temperatura minimale do të zbresë deri në -2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.

Edhe në ditët në vijim pritet mot kryesisht me diell dhe i qetë, me temperatura ditore mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në orët e natës dhe të paradites, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara.

sqShqip