Filipçe: Nuk lejohet organizimi i dasmave në ambiente të mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, duke folur për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, pohoi se ende jemi larg për të organizuar dasma në ambiente të mbyllura me shumë persona.
“Komunikimet që i kemi me Komisionin e Sëmundjeve Infektive tregojnë se jemi ende larg për manifestime në ambiente të mbyllura me shumë persona. Sërish do të kemi mbledhje me KSI-në dhe do të diskutojmë për këtë çështje, por për momentin nuk lejohen”, u shpreh Filipçe. Filipçe potencoi edhe një herë se rregullat aktuale lejojnë organizimin e dasmave deri në 1 000 persona në ambiente vetëm të hapur.