Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka reaguar në lidhme me intervistën e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë, që u shfaq në Kanal 10.

Çitaku ka vlerësuar se mbrëmë “Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka dhe secilin që nuk i nënshtrohet”.

Sipas saj, kjo nuk është forcë, për është panik.

“Mbrëmë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka dhe secilin që nuk i nënshtrohet.

Prokurorinë. Gjyqësorin. Mediat. Aleatët. Oponentët.

Në vend se të japë llogari për dështimet, ai u bë mburojë politike për të akuzuarit për shpërdorime milionshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore.

Në vend të rezultateve, ofroi linçim.

Në vend të përgjegjësisë, arrogancë” – ka shkruar Çitaku, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.

sqShqip