Shpend Nexhmedin Zenuni, i ri nga fshati Duraj i Kaçanikut, ka nderruar jetë pas komplikimeve të rënda që dyshohet se i janë shkaktuar pas një ndërhyrjeje kirurgjikale ne lukth, te cilen e kishte kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës.
Sipas disa burimeve pas operacionit i ishte shfaqur infeksion në zonën e ndërhyrjes, çka ka çuar në perkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe humbjen tragjike të jetës.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi Shpendi ka ndërruar jetë në te njëjtën ditë me giyshen e tij, nënën e babait te tij, duke sjellë dy humbje të rënda njëherësh për familjen Zenuni./PS

sqShqip