Shkupjani kapet me 17 mijë euro të padeklaruara në hyrje të Shqipërisë
Policia e Shqipërisë ka kapur 34 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut me 17 mijë euro të padeklarauar në pikën kufitare në Qafë Thanë, transmeton Portalb.mk.
“Arrestohet në flagrancë një shtetas maqedonas. Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara”, njoftojnë nga Policia e Shqipërisë, duke sqaruar që në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shkupjanin 34 vjeçarin Z. N.
Raportohet që mjetet e sekuestruara, nuk ishin deklaruar paraprakisht nga 34 vjeçari Zoran Nikoliq, ndërsa rasti pastaj është proceduar nga Prokuroria në kuadër të Gjykatës në Pogradec.