5 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, humb jetën 39 vjeçari nga Kërçova
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.466 testime, ndërsa janë regjistruar 5 raste të reja me Covid-19.
Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 8 pacientë të shëruar.
Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 ka ndërruar jetë 1 person 39 vjeçar nga Kërçova.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë bërë 861.692 testime për Covid-19 në të gjithë vendin.