October 18, 2024
BallinaMaqedoni

Inspektorati: Në restorantet e Kumanovës zbuluam mish të dyshimtë dhe çorbë të ngrirë, e cila është ngrohur para se tu shërbehet klientëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se janë asgjësuar 100 kilogramë mish dhe produkte të mishit të pasigurta në Kumanovë, përcjell TV21. Sipas njoftimit, të martën në Kumanovë është kryer kontroll i jashtëzakonshëm në restorante, mishtore dhe markete.

“Për parregullsitë e konstatuara – shitja e çorbës së ngrirë, vendosja në treg e preparateve të mishit të përgatitur-të ngrirë (qofte, mish shishqebap), shitja e mishit dhe produkteve të mishit pa deklarim, skadim i afatit të librezave sanitare të punonjësve në operatorët ushqimorë dhe mungesa e dokumentacionit, janë shqiptuar masa vërejtjeje dhe gjoba në shumë prej 100 deri në 1000 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga ashpërsia e kundërvajtjes dhe madhësia e operatorit ushqimor”, thonë nga AUV.