BallinaMaqedoni

Kasami: 100 ditët e para ishin periudhë e kthesës

“Këto 100 ditë ishin periudhë e kthesës”.

Kështu e vlerëson 100 ditëshin e parë të qeverisjes, lideri i Besës – VLEN, Bilall Kasami në ClickPlus në TV21.

I pyetur se si e vlerëson raportin mes partnerëve të koalicionit, Kasami me përgjigje:

“Besoj se janë në rrugë të mbarë. Megjithatë është vlerësim i imi. Është çështja e orientimit të Qeverisë. Kur flasim për 20 vjet qeverisje të BDI, është se ajo i dha drejtim të gabuar të lëvizjes së çështjeve dhe ne kemi për synim ta ndalim këtë, por kjo është e vështirë”, tha Kasami.