BallinaMaqedoni

Kujdes, disa markete i kanë liruar çmimet, disa jo!

Inspektorati i Tregut do të gjobisë marketet që nuk ulin çmimet e produkteve ushqimore bazë

Tregtarët që nuk kanë vendosur etiketat “më pak harxhime, më shumë për ty” në produktet ushqimore bazë që duhet të kenë marzh fitimi të kufizuar, do të përballen me gjoba duke filluar nga sot, njofton Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Në kontrollet në terren që u kryen dje, pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për kufizimin e marzhit, inspektorët vunë re se në tregje nuk vendoseshin tabelat e nevojshme, megjithëse ky është një detyrim që thuhet edhe në vetë vendimin. që u botua të hënën në “Gazetën Zyrtare”.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, thotë se deri në fund të ditës së djeshme tregtarëve u kanë dhënë afat që t’i vendosin etiketat.

“Nga mëngjesi i sotëm ekipet e ISHT-së janë në terren në mbarë vendin dhe sot nga ora 12 apo 13 do të fillojnë me ndëshkimin e tregjeve që nuk i kryejnë obligimet”, thotë Trajkovski.

Sipas tij, marketet u ankuan se arsyeja e mospasjes së mbishkrimit ishte se nuk kishin kohë të printonin etiketat.